LAJMI I FUNDIT:

Mehmedi hero, i siguron kulm mbi kokë familjes Mustafi nga Gostivari (Video)

Mehmedi hero, i siguron kulm mbi kokë familjes Mustafi nga Gostivari (Video)

Familja gjashtë anëtarësh Mustafi nga fshati Padalisht i Gostivarit, tash e sa vite jeton në një shtëpi e cila nuk i plotëson as kushtet elementare për jetesë.

Kanë një dhomë të vetme që e ndajnë të gjashtë anëtaret e familjes, pa banjo, pa kuzhinë, me një shporet të kohës. Ata ndajnë dy krevate, ndërsa në to duhet të flenë gjashtë persona, katër të rritur dhe dy fëmijë, shkruan Tetovasot.com.

E zonja e shtëpisë Hamide Mustafi, na tregon edhe kuzhinën e saj të improvizuar, në të cilën, siç shprehet, gatuan atë që ka, pasi për luks aq që mendojnë ndonjë herë.


“Lëre që nuk kemi, por edhe sikur të kishim pajisje shtëpiake, nuk do kishim ku ti vendosnim”, thotë më tej Hamidja 58 vjeçare, ndërsa tregon vendin në oborr që i mbajnë teshat e tyre.

I shoqi i Hamides vuan nga një sërë sëmundjesh, ndërsa djali i saj Ismaili 24 vjet, është i papunë. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë, Elmedinin 6 vjet dhe Elmedina 3 vjeçe.

Merren me bujqësi, ndërsa Ismaili punon nganjëherë me dru, sa për të mbajtur shpirtin gjallë. Duket sikur koha kishte ngecur për ata, institucionet dhe shteti as që ishin interesuar ndonjëherë për t’u dalur në ndihmë.

Por para një viti marrin lajmin se edhe pak do të qëndrojnë në ato kushte. Lajmin e gëzueshëm e marrin nga futbollisti i mirënjohur nga Gostivari, Admir Mehmedi, i cili me mjete vetanake po rrumbullakon punët ndërtimore për shtëpinë e re te kësaj familjeje.

Objeki është gati dhe pas vendosjeve të pajisjeve në banjo dhe kuzhinë, familja Mustafi do të vendosen aty, e ku ky dimër do jetë shumë më i ngrohte dhe sigurt për ata. Familja Mustafi falënderojë pafundësisht familjen dhe vet Admir Mehmedin, që ua rikthejnë shpresën e jetës, sidomos dy më të vegjëlve të tyre./Telegrafi/

MA

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori