Ashtu siç kishin paralajmëruar, Melinda dhe Rina, kanë sjell sot (e enjte) bashkëpunimin e tyre të parë.

“Tornado” mban titullin kënga, e cila është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.


Reperet e njohura kanë marrë vëmendje me paraqitjen e tyre në videoklip, lëvizjet e po ashtu edhe me dukjet e përzgjedhura.

Screenshot 10 27 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga Tonic, Denk dhe Melinda me melodi të dyshes: Tonic & Denk.

Për ‘beat’-in e kësaj kënge ndërkohë u përkujdes DjR Beatz dhe Bannzz.

Screenshot 11 25 Foto: Screenshot/YouTube

Miksimi dhe masterizimi i këtij projekti u bë nga Johan B.

Kënga tani ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga publiku. /Telegrafi/