Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka njoftuar se ka anuluar një mbrëmje në Shëngjin për shkak të problemeve shëndetësore.

Në një postim në rrjete sociale, ajo thotë se u helmua nga ushqimi dhe për këtë është duke marrë trajtim mjekësor.


Sidoqoftë, reperja ka njoftuar një datë tjetër ku do të performojë para publikut në Shëngjin.

Screenshot 7 28 Foto: Screenshot/Instagram

“Mbrëmë nuk isha në gjendje të performoj në Shëngjin për shkak të një helmimi që kam marrë nga ushqimi”, ka shkruar ajo.

E njëjta theksoi: “Jam në infuziona që nga mbrëmë. Shihemi më 23 gusht në Shëngjin, më të fortë se kurrë”.

Melinda këtë verë ka qenë tejet e angazhuar me projekte e po ashtu edhe me koncerte.

Ajo ka performuar thuajse në çdo vend, në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. /Telegrafi/

Screenshot 8 20 Foto: Screenshot/Instagram