Sipas një vendimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nga dhjetori i vitit të kaluar, ky mekanizëm do të krijohet në vitin 2013 dhe se i njëjti do të merret me krimet në ish Jugosllavi dhe Ruandë.

Siç i ka deklaruar gazetës Politika, zëdhënësja e Tribunalit, Nerma Jelacic, ky mekanizëm do të ketë mandat katër vjeçar, ndërsa i njëjti do të ketë gjyqtarë, prokurorë dhe sekretariat. Selia e këtij mekanizmi të ri ende nuk është përcaktuar. /rel/telegrafi/