Kishte kohë që nuk kisha kaluar kah korzoja. Ajo në vitet ‘90-të shmangej nga të gjithë. I binim andej vetëm në rastet kur nuk kishte alternativë.
Korzoja për kohë të gjatë kishte qenë “zemra” e qytetit; aty pothuajse të gjithë e kishin vendin e vet: te pema, te kiosku, te sporti etj. Aty gjeneratë pas gjenerate i vinim “nënshkrimet “ individuale dhe grupore. Kështu ishte formësuar identiteti i qendrës dhe në të njëjtën kohë individët ndërtonin personalitetin me të cilin identifikoheshin në qytet.
Në Korzo ishin vendos forcat policore dhe ajo i ngjasonte një cope të zhivës, të cilën kur e godet shpërndahet në nukleuse të vogla. Në vend të qendrës, qytetarët, grupet e ndryshme të mëdha ose të vogla kishin “gjeneruar” hapësira tjera në ato nukleuse të cilat ishin të shpërndara gjithandej qytetit. Kjo mënyrë e të jetuarit, ose bashkëjetuarit me qytetin, kishte dalë si produkt i ndrydhjes së fortë nga grushti që ia kishin dhënë. Ky qytet i vogël e i lashtë kishte qenë shpesh arenë e betejave dhe përplasjeve të ndryshme gjatë historisë së vet, dhe tani kishte nxjerrë nga gjiri i memories mënyrën e të jetuarit në hapësira alternative paralel me pushtuesin.
Çdo gjë ishte mbyllur nga ana e pushtetit okupator: shkollat, spitalet, fabrikat, kurse punëtorët ishin dëbuar nga puna. Ata, pasi kishin okupuar të gjitha objektet institucionale, kishin vënë nën kontroll të rreptë qendrën e qytetit dhe të gjitha udhëkryqet që të sillnin ose të çonin nga ai në qytete tjera, gjë që skajshmërisht e vështirësonte jetën e përditshme.
Jeta kulturore – si ekspozitat e arteve pamore apo orët letrare – organizoheshin në kafeteritë që ishin në orbitën e parë nga qendra dhe si sy inspektues i “atyre”. Arkitektët, te ato pak projekte që i hartonin bashkë me porositësin, shfaqnin optimizëm, qëndresë dhe shpirt kreativ i cili nuk mund të robërohej. Fëmijët vijonin mësimin nëpër shkolla të vendosura në shtëpitë private; deri tel to shkonin përmes rrugëve dytësore dhe rrugicave, që mos të hasnin te “ata” te cilët jo rrallë i ngisnin duke i detyruar që ta trupojnë Lumbardhin – lumin malor të qytetit me ujë shumë të ftohët. Kontrollet mjekësore i bënim nëpër ambulanca private, si dhe tek ato të motrave të “Nënë Terezës” që funksiononte me shumë vështirësi.
Kafet i pinim në kafenetë që ishin të shmangura nga qendra. Mirëpo, sa ma shumë vite i shtoheshin ‘90-shit, aq më shumë shtohej represioni e po aq më shumë hapësirat alternative largoheshim nga qendra – në formë të rrathëve koncentrik. Aty, kah fundi i atyre viteve, kafet, ndonjë gotë birrë o raki, tashmë i pinim nëpër disa hapësira tipike të kohës që nuk jam i sigurt në mund të quhen me ndonjë emër në raport me lokalet ekzistuese në botë ku shërbehen pijet. Në të vërtet ato ishin dhoma të rëndomta në shtëpitë e fqinjëve, ku në mbrëmje mblidheshin të njohurit e lagjes. Aty nuk vinin të panjohurit, sepse ata nuk kishin mundësi ta dinin e as të vinin ngaqë nuk mund të shkonin më larg se rruga ku banonin. Pra, ishte një tip i mbyllur i lokalit ku uleshim në orenditë e shtëpisë, ndërsa pijet dhe ndonjë meze vinin nga kuzhina familjare për një kompensim minimali – sa për mbijetesë.
Hapësirat publike shumëfunksionale tashmë kishin rënë në hapësira monovalente.
Dy herë në javë kisha mësim me studentet e Arkitekturës në Prishtinë. Nisesha herët në mëngjes. Çdo nisje ishte e veçantë, sepse askush nuk mund ta parashikonte si do të shkonte udhëtimi, si do të përfundonte dhe a do të përfundojë në destinacionin e synuar. Gjatë këtij udhëtimi, së paku pesë herë i nënshtroheshim kontrolleve policore. Maltretimet ishin nga më të ndryshmet dhe ushtroheshin tek të gjithë ne, pa marrë parasysh moshën dhe gjininë, meqë për “ata” ne e kishim “gradën e terroristit”.
Fakulteti i Arkitekturës ishte në një shtëpi dykatëshe dhe në disa objekte përcjellëse për rreth. Te këto objekte, ne dhe studentët e endnim qilimin arsimor të rezistencës paqësore kundër të keqes…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Debat me tone të larta, G Bani - Amberit: Ike nga shtëpia se të tha Gjesti do të të çojë për ‘strip club’

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Reagimi i Gjestit kur kthehen tre banorët e eliminuar në shtëpi: Ju kam në dorë, ju ktheva dhe prap ju nxjerr jashtë

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe