LAJMI I FUNDIT:

Meholli: Në Vushtrri janë 76 raste aktive me coronavirus

Meholli: Në Vushtrri janë 76 raste aktive me coronavirus

Vushtrria vazhdon të regjistrojë raste të reja në baza ditore me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Sylejman Meholli për RTV Dukagjinin thotë se tri rastet e reja me coronavirus janë raste kontakti me familjet që kanë rezultuar pozitive ditë më parë.


Meholli thotë se në përgjithësi rastet e reja me COVID-19 lidhen kryesisht me familjet apo vendin e punës.

“Me rastet e ditës së sotme rastet aktive shkojnë në 76, por një pjesë e këtyre rasteve janë ritestuar dhe pritet të shihet nëse janë shëruar apo jo”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri thotë se ditëve në vijim presin valë më të madhe të të shëruarve nga coronavirusi.

Ai thotë se shumica dërmuese e rasteve janë në vet izolim shtëpiak dhe nuk kanë shenja të theksuara të coronavirusit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori