LAJMI I FUNDIT:

Mehaj takohet me Klinakun: Vendimet e padrejta ndaj luftëtarëve të lirisë nuk na zmbrapsin

Mehaj takohet me Klinakun: Vendimet e padrejta ndaj luftëtarëve të lirisë nuk na zmbrapsin

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur këtë të martë në takim udhëheqësit e organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së OVL UÇK-së, Faton Klinaku.

Me këtë rast, Mehaj ka thënë se veteranët, invalidët dhe familjarët e dëshmorëve të luftës çlirimtare të UÇK-së janë referenca e shenjtë e punës dhe shërbimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Proceset gjyqësore dhe vendimet e padrejta ndaj luftëtarëve të lirisë nuk na zmbrapsin në synimet tona për të ecur përpara drejtë realizimit të shtetit të fortë dhe prosperues, ishte qëndrimi i përbashkët gjatë takimit të sotëm”, ka shkruar ai në Facebook.


Tutje, Mehaj ka thënë se delegacionin e ka njoftuar me objektivat e ministrisë dhe ushtrisë për ruajtjen e kultivimin e vlerave të shenjta të luftës çlirimtare të UÇK-së.

“Përfaqësuesit e organizatave të UÇK-së, i njoftova edhe me procesin e realizimit të projektit për mbjelljen e fidanëve në hapësirat e kazermës ‘Adem Jashari’, ku çdo fidan do të simbolizojë një dëshmor të kombit – luftëtar të UÇK-së”.

“Gjithashtu u dakorduam që bashkëpunimi ynë ndërinstitucional të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte e iniciativa në shërbim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave tona historike si bazamente frymëzimi për të tashmen dhe të ardhmen tonë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori