“Republika e Kosovës si gjithmonë angazhohet maksimalisht për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global”.

Ky ishte mesazhi kryesor i Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë fjalimit të tij në Forumin e iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC+WB) të mbajtur në Vjenë para homologëve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor.


"Ndër të tjera, Ministri Mehaj theksoi se forumi përkatës ishte një mundësi e shkëlqyer për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të ndajmë interesat dhe qëllimet tona duke qenë së bashku në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë", thuhet në njoftimin për media të ministrisë. /Telegrafi/

317753135 514948060657634 6198886838197980466 n

317088265 514948113990962 225103916982213594 n

318078406 514948143990959 3528750568725909083 n