LAJMI I FUNDIT:

Meghan magjepsi publikun me një fustan të ngushtë ngjyrë ari, përgënjeshtroi thashethemet për shtatzëninë

Meghan magjepsi publikun me një fustan të ngushtë ngjyrë ari, përgënjeshtroi thashethemet për shtatzëninë
(Foto: Getty)

Meghan Markle magjepsi me ardhjen e saj të papritur në “Women of Vision Awards” në Nju-Jork. U shfaq e shoqëruar nga princi Harry.

Dukesha tregoi pak më shumë trupin me një fustan floriri të dizajnuar nga Joanna Ortiz, i cili kushtoi 1.850 dollarë. Fustani midi prej floriri përmbante një hapje të vogël diamanti dhe një prerje deri tek gjuri.


Ajo kompletoi kombinimin e saj të modës me taka ari Tom Ford me vlerë prej 1.350 dollarësh dhe bizhuteri ari. Markle zgjodhi një grim të thjeshtë, i stiloi flokët me tallaze dhe i hodhi në njërën anë.

(Foto: MEGA/GC Images)

Harry veshi një kostum klasik të zi për këtë rast dhe ai kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij gjatë gjithë mbrëmjes.

Çanta Chanel, pantallona a la Audrey Hepburn, syze vamp: Meghan Markle është personifikim i një ikone mode
Lexo po ashtu Çanta Chanel, pantallona a la Audrey Hepburn, syze vamp: Meghan Markle është personifikim i një ikone mode

Meqë ra fjala, ditët e mëparshme u përfol se Meghan ishte sërish shtatzënë, por duke gjykuar nga fotot dhe figurat e fundit, duket se nuk është ashtu. /Telegrafi/