LAJMI I FUNDIT:

Megaoperacioni policor antidrogë në Lezhë, arrestohen gjashtë shtetas kosovarë, procedohen në gjendje të lirë 15 të tjerë

Megaoperacioni policor antidrogë në Lezhë, arrestohen gjashtë shtetas kosovarë, procedohen në gjendje të lirë 15 të tjerë

Policia e Lezhës ka ndërmarrë një megaoperacioni policor antidrogë, i koduar “Tempulli 3”.

Si rezultat i këtij operacioni, janë vënë në pranga 6 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 15 të tjerë. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga uniformat blu, këtyre, shtetasve, iu gjetën sasi të ndryshme lëndësh narkotike, si kanabis, kokainë dhe ekstazi.

Pjesa më e madhe e personave të proceduar në gjendje të lirë janë banues në Kosovë.


Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruat dhe pajisje për përpunimin e lëndëve narkotike dhe 1 mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Në vijim të zbatimit të masave të përcaktuara në megaoperacionin policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Focës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Lezhë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë kryer kontrolle në disa automjete dhe ndaj disa shtetasve, në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. G., 28 vjeç, banues në Prishtinë, D. Xh., 20 vjeç, banues në Gjilan, E. H., 23 vjeç, banues në Gjilan, A. H., 23 vjeç, banues në Ferizaj, G. B., 23 vjeç, banues në Pejë dhe N. S., 20 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit: E. S., 24 vjeç dhe Xh. Z., 27 vjeç, banues në Zvicër; A. K., 24 vjeç, banues në Gjakovë, B. R., 26 vjeç, banues në Kaçanik, E. H., 28 vjeç dhe D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë; L. J., 27 vjeç, banues në Prishtinë, S. R., 31 vjeç, banues në Ekuador, C. C., 27 vjeç, banues në Barcelonë, G. T., 24 vjeç, banues në Ferizaj, L. K., 23 vjeç, A. M., 23 vjeç, A. Sh., 38 vjeç, A. B., 27 vjeç dhe E. C., 23 vjeç, banues në Prishtinë.

Këtyre shtetasve, nga kontrollet fizike dhe në mjetet me të cilat lëviznin, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza cannabis sativa, ekstazi, kokainë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori