LAJMI I FUNDIT:

Megan Thee Stallion tregon kostumin epik që zgjodhi për Halloween

Megan Thee Stallion tregon kostumin epik që zgjodhi për Halloween

Reperja 26 vjeçare zbuloi një kostum të shkëlqyeshëm të Halloween, me një kokë krejtësisht tullace dhe të lyer me ngjyrë të bardhë si personazhi kryesor nga filmi “Hellraiser”.

“Dhimbja ka një fytyrë. Më lejoni t’ju tregoj. Unë jam dhimbja”, shkroi ajo imazhet e transformimit të saj krahas fotove të vetes si Cenobite.


Megan i dha personazhit një përmirësim seksi, sigurisht, e veshur me një trupore të ngushtë lëkure mbi një kostum të bardhë.


“E frikshme se sa mirë dukesh… edhe e veshur si një burrë me fytyrë të bardhë e akupunkturë”, komentoi i dashuri i saj, Pardi.

Megan Thee Stallion vishet me në rrjetë metalike për klipin e ri
Lexo po ashtu Megan Thee Stallion vishet me në rrjetë metalike për klipin e ri

Ndryshe, së fundmi këngëtarja mori vëmendje edhe me veshjen e përzgjedhur për klipin e fundit. /Telegrafi/