LAJMI I FUNDIT:

Mediumi anglez shkruan për Aro Muric: Nga zero tek kombëtarja në një hero tek Ipswichi

Mediumi anglez shkruan për Aro Muric: Nga zero tek kombëtarja në një hero tek Ipswichi

Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për ndeshjen ndaj Brightonit, përkundër një jave të trazuar për portierin dardan.

Muric ishte njëri prej tre lojtarëve që u përjashtuan nga grumbullimi tek kombëtarja e Kosovës javën e kaluar për shkak të thyerjes së rregullores.

“Por, 25-vjeçari shkoi nga zeroja tek kombëtarja në një hero tek Ipswichi, duke i siguruar ekipit të tij një pikë të vlefshme në udhëtim falë disa pritjeve të tij të jashtëzakonshme”, thuhej mes të tjerash në një artikull të publikuar nga The Guardian.


Për paraqitjen e mirë të Muric në këtë sfidë, pas përfundimit të saj foli edhe trajneri McKenna i cili u shpreh i lumtur që e ka një portier si Muric në radhët e tij.

“Ai e shfaqi pikërisht atë që ne donim nga ai kur e sollëm në ekip. Të gjesh një portier i cili mund t’iu fitojë juve pikë është fantastike dhe ai është një portier që t’i fiton ndeshjet”.

“Ai është ende i ri dhe ka nevojë për ndihmë, mbështetje dhe durim në disa raste”.

“Nuk kisha aspak dyshime. Unë pata një bisedë të mirë me të dhe biseduam për situatën ashtu siç e pa ai, që është ndryshe nga versionet e të tjerëve.

“Shikoni, ai është lojtari ynë. Gjëja më e rëndësishme është kur ai është me ne dhe ta kishim atë disa ditë më herët në stërvitje, ishte një bonus të jem i sinqertë, dhe ai bëri një paraqitje të mirë sot”, ka thënë McKenna.

Ipswich pas kësaj ndeshje numëron dy pikë të tubuara në renditjen tabelare ndërsa javën e ardhshme do të luajë në udhëtim tek Southamptoni./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Kumanovë: Rikthehen ofendimet

Skandal në Kumanovë: Rikthehen ofendimet "Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur!"

Sport
Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

La Liga
“Kam një ëndërr të shënoj 100 gola për Barcelonën” - Robert Lewandowski afër qëllimit

“Kam një ëndërr të shënoj 100 gola për Barcelonën” - Robert Lewandowski afër qëllimit

La Liga
Manchester City synon të mposhtë Real Madridin për nënshkrimin e William Salibas

Manchester City synon të mposhtë Real Madridin për nënshkrimin e William Salibas

Premier League
E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

E konfirmon gazeta katalunase: Barcelona është duke e vëzhguar Edon Zhegrovën

La Liga
Kalo në kategori