Ish-Missi Morena Taraku thuhet se është në një lidhje të re dashurie. 

Së fundmi ka bërë bujë në mediet turke një lajm për lidhjen e këngëtares dhe modeles nga Kosova me këngëtarin e njohur turk, Berdan Mardini.


28-vjeçarja dhe 43-vjeçari, sipas mediave turke thuhet se janë fqinjë në Stamboll dhe romanca e tyre ka nis prej kohësh.

berdan mardini 2 1 e1636449719779

Romanca me këngëtares shqiptare dhe këngëtarit turk u zbulua pas festës së ditëlindjes së këngëtari, që thuhet se u organizua nga Morena.

“Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtetë te Morena. Jam shumë i lumtur që jam me të dhe gjeta sërish jetën me të”, u ka thënë Berdan miqve të tij të ngushtë.

morenataraku 253484526 4529857020394456 6726861591561209009 n 1 Foto: Morena Taraku/Instagram

Mardini i dha fund martesës prej 10-të vitesh me Fatos Yelliler në muajin mars, dyshja janë prindër të dy fëmijëve.

foto2 2

Ndërkohë, Morena në anën tjetër e ruan me fanatizëm jetën e saj private, dhe e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të medieve. /Telegrafi/

foto 1