LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Në fshehtësi, po zhvillohen bisedime intensive për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi

Mediat serbe: Në fshehtësi, po zhvillohen bisedime intensive për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi

Marrëveshjen për rivendosjen e linjës ajrore në mes Prishtinës dhe Beogradit, mediat serbe, duke u thirrur në burime diplomatike, po e shohin si një dëshmi se në heshtje në prapaskenë po zhvillohen bisedime intensive për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.

“Një tjetër fitore”, tha Presidenti amerikan Donald Trump përmes Twitterit, duke reaguar ndaj arritjes së marrëveshjes për rikthimin e linjës ajrore Beograd-Prishtinë.

Trump në Twitter ndau edhe një fotografi të ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes në Ambasadën amerikane në Berlin.


Gazeta serbe ‘Danas’, citon presidentin amerikan Donald Trump, i cili tha se “të gjithë thoshin se nuk mund të realizohet, megjithatë, për herë të parë në njëzet e pesë vjetët e fundit do të vendosen fluturime të drejtpërdrejta midis Serbisë dhe Kosovës”, duke falënderuar ambasadorët Robert O’Brien dhe Richard Grenell, përcjell Telegrafi.

Marrëveshja u nënshkrua nga delegacioni i Ministrisë serbe të Ekonomisë me përfaqësues të kompanisë ajrore “Lufthansa”, në prani të ambasadorit amerikan në Gjermani dhe të dërguarit special presidencial i SHBA për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell  dhe Robert O’Brien -këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA.

Sipas gazetës serbe, njëri nga kushtet që marrëveshja të zbatohet është heqja e taksës për mallrat serbe.

Marrëveshjen e ka konsideruar si sukses presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka falënderuar publikisht amerikanët Grenell dhe O’Brien për “energjinë dhe përpjekjen që bënë për të arritur  marrëveshjen, si dhe presidentin Trump për interesimin e treguar”.

Rivendosjen e linjës ajrore Beograd-Prishtinë, burime diplomatike të gazetës “Danas” e interpretojnë si dëshmi se në kuadër të heshtjes së bisedimeve të udhëhequra nga Brukseli për gjetjen e një zgjidhje përfundimtare për Kosovën, intensivisht po negociohet në prapaskenë, me një rol aktiv të Washingtonit, përcjell Telegrafi.

“Grenell dhe O’Brien janë njerëzit më të besueshëm të Trump-it, dhe prezantojnë pjesën e administratës së Uashingtonit që do të pajtohej me ndarjen e Kosovës, në qoftë se për këtë dakordohen Beogradi dhe Prishtina. Muajt e ardhshëm do të vazhdojë angazhimi i rritur i SHBA-së për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Arritja e marrëveshjes do të ishte përfitim i dyfishtë për presidentin Trump – me çfarë ai do të regjistronte një poen të madh të politikës së jashtme në skenën ndërkombëtare gjatë garës për mandatin e tij të dytë presidencial, si dhe do të zvogëlonte ndikimin e Rusisë, rivalit kryesor në politikën e jashtme të Amerikës, ndaj Serbisë”, citon gazeta serbe duke u thirrur në burimet e saj diplomatike.

Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Studime Evropiane, ka thënë për gazetën serbe, se marrëveshja për rivendosjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd është një sinjal i mirë – pas “shuarjes” së dialogut për më shumë se një vit.

Beshiri thekson se “duke pasur parasysh faktin se negociatat janë kryer në fshehtësi, ato nuk i janë ekspozuar vlerësimeve të përgjegjësisë publike, kështu që kompania gjermane do t’i menaxhojë fluturimet në vend të kompanisë nga Serbia apo Kosova”. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori