Mediat në Spanjë zbulojnë planin e Barcelonës për ta rikthyer Messin në Camp Nou

Thashethemet rreth rikthimit të Lionel Messit në Barcelonë po intensifikohen javët e fundit, saqë edhe vetë Joan Laporta, presidenti i klubit dhe njeriu që ‘e la të shkojë’ te PSG, ka kontaktuar yllin argjentinas duke siguruar se “ai e di që dyert e klubit janë të hapura për të”.
Megjithatë, këtë të shtunë Javier Tebas e bëri të qartë gjatë fjalimit të tij në “Marca Sport Weekend 2023” se me situatën ekonomike që po kalon aktualisht klubi katalunas, 35-vjeçari nuk mund të kthehet në klub nëse nuk e ulë pagën.
“I vetmi që mund të bëjë diçka është klubi. Uroj që ai të kthehet dhe të mbarojë karrierën e tij në Barcelonë, por kjo nuk varet nga ne, ne nuk do të ndryshojmë rregullat në mënyrë që Messi të mund të rikthehet”, sqaroi Tebas.
Duke qenë kështu, dhe duke pasur parasysh se “do të ishte e vështirë” – sipas vetë Tebas – që Messi të ulë ndjeshëm pagën e tij, Barcelona tashmë po mendon një mënyrë për t’i ofruar një alternativë ekonomike yllit argjentinas në mënyrë që ta bëjë atë të kthehet.
Sipas Mundo Deportivo, marrëveshja do të përfshinte ofrimin e një rroge jo shumë të lartë Messit, por në këmbim të propozimit për të fituar një përqindje të të ardhurave të krijuara nga niveli komercial.
Kështu, plani për të përmbushur ëndrrën për të parë Messin sërish në Barcelonë tashmë do të ishte duke u zhvilluar dhe, sipas Mundo Deportivo, klubi tani do të mbetej në prapavijë, pa bërë ende një lëvizje.
Messi tashmë është në dijeni të interesimit të ish-skuadrës së tij, të cilët presin një sinjal nga argjentinasi për të bërë lëvizjen e radhës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë