LAJMI I FUNDIT:

Mediat italiane kritikojnë formën e Ronaldos, hidhet dyshimi se po e ruan veten për Kampionatin Evropian

Mediat italiane kritikojnë formën e Ronaldos, hidhet dyshimi se po e ruan veten për Kampionatin Evropian
(Foto: Twitter/Alariwo Of Radio)

Paraqitjet e Cristiano Ronaldos në xhirot e fundit në Serie A, ka nxitur dyshime për formën e tij. Superylli portugez ka kaluar tri ndeshje pa shënuar gol, ndërsa për herë të fundit kishte realizuar kundër Napolit më 7 prill.

Që atëherë, 36-vjeçari ka marrë kritika të shumta nga tifozët e Juves, ndërkohë që edhe mediat italiane kanë filluar të shkruajnë për situatën e tij.

“Skuadra nuk është e lidhur, pa një model, pa shpirt, ndërsa Cristiano është si fantazmë në fushë”, shkruan Corriere della Sera që shton se ish-ylli i Real Madridi duket i painteresuar për lojë.


(Foto: Twitter/Alariwo Of Radio)

La Gazzetta dello Sport shkon më tutje duke pyetur: “Cristiano, ku je?”. Në takimin e fundit ndaj Fiorentinas, ai madje nuk dërgoi asnjë goditje në kuadratin e portës.

Tifozët me kritika për paraqitjen e Ronaldos ndaj Fiorentinas, e këshillojnë Pirlon ta lë në bankën rezervë
Lexo po ashtu Tifozët me kritika për paraqitjen e Ronaldos ndaj Fiorentinas, e këshillojnë Pirlon ta lë në bankën rezervë

Tuttosport ka raportuar se e ardhmja e Ronaldos do të jetë në dyshim nëse Juventusi nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, sepse nuk mund t’ia mbulojnë pagën, ndërkohë që Manchester Unitedit dhe Paris Saint-Germaini janë opsionet e mundshme për të ardhmen e tij.

Gazeta torineze njëherësh i ka hedhur dyshimet se CR7 është duke e menaxhuar gjendjen e tij fizike për Kampionatin Evropian që zhvillohet këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori