Armina Mevlani është fotomodele dhe 'Miss Shqipëria 2009', prezantuese televizive dhe sipërmarrëse - shkruan portali klix.ba në artikullin për bukuroshen shqiptare.

Ajo ka lindur më 6 qershor 1991 - vazhdon artikulli - në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë, ndërsa aktualisht jeton në kryeqendrën italiane të modës, në Milano.


Armina ka vizituar shumë vende, duke i përfshirë edhe Emiratet e bashkuara arabe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut dhe Spanjën, ndërsa jugu i Francës është vendi i saj i preferuar për pushime, bën të ditur portali boshnjak.

armina1 (Foto: Instagram/Armina Mevlani)

Shqiptarja 26 vjeçare ka diplomuar me sukses në filozofi, ndërsa veten e përshkruan si një shpirt artistik, ëndërrimtare dhe person me sens të mirë humori.

Po ashtu, ajo mendon se është argëtuese, e sinqertë, besnike, si edhe ambicioze në punën me të cilën merret.

Sipas klix.ba, bukuroshja karrierën e ka nisur si prezantuese televizive dhe redaktore e një reviste mode, ndërsa më pas i ka hapur dyqanet e saja, në të cilat ka shitur produkte të brendeve të ndryshme.

Njëherësh, drejton edhe blogun therebelheart.net, ku shkruan për modën.

armina2 (Foto: Instagram/Armina Mevlani)

Armina pohon se tri herë në javë merret me aerobik, si dhe vallëzon 'salsa' dhe 'bachat'.

Kur është fjala për ushqimin, pranon se han gjithçka, mirëpo përpiqet që të mos e konsumojë çdo ditë ushqimin e pashëndetshëm.

Më tej, në artikull thuhet se ajo është e gjatë 168 centimetra dhe peshon 56 kilogramë. Ndërsa më poshtë jua sjellim fotografitë e Arminës që i ka zgjedhur ky portal. /Telegrafi/

arm1

arm2

arm2a

arm3

arm4

arm5

arm6

arm6a

arm6b

arm7

arm7c

arm7d

arm8

arm8a

arm8b

arm8c

arm8d

arm8g

arm8i

arm8n

arm8v

arm9

arm9a

arm9b

arm9c (Foto: Instagram/Armina Mevlani)