LAJMI I FUNDIT:

Mediat botërore: Dasma e dytë mbretërore shqiptare, Princi Leka martohet në një ceremoni luksoze (Foto)

Mediat botërore: Dasma e dytë mbretërore shqiptare, Princi Leka martohet në një ceremoni luksoze (Foto)

Dasma e Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia që u organizua të shtunën bëri “zhurmë” të madhe në gjithë botën.

Mediat ndërkombëtare u fokusuan në madhështinë e dasmës, duke shkruar artikuj për detaje interesante të dasmës.

Princi Leka II u martua me të fejuar prej kohësh, Elia Zaharia.
Princi Leka II u martua me të fejuar prej kohësh, Elia Zaharia.

Edhe prestigjiozja britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull të gjatë kësaj martese, duke e përshkruar si një dasmë të rrethuar me madhështi, në të cilën ishin të pranishëm rreth 20 familje mbretërore nga e gjithë bota, transmeton lajmi.net.


Sulejman Gjanaj, kryetari i Lëvizjes së Legalitetit, një parti monarkiste e vogël e djathtë që mbështet familjen mbretërore shqiptare, tha për BIRN, transmeton Daily Mail, se dasma do të vërtetojë statusin e mbretërisë shqiptare dhe do të sigurojë trashëgiminë e Mbretit Zog.

Leka ka lindur në vitin 1982 dhe pjesën më të madhe të fëmijërisë e ka kaluar në Afrikën e Jugut. Ai u kthye në Shqipëri në moshën 20 vjeçare.
Leka ka lindur në vitin 1982 dhe pjesën më të madhe të fëmijërisë e ka kaluar në Afrikën e Jugut. Ai u kthye në Shqipëri në moshën 20 vjeçare.

“Fakti që mbi 20 familje mbretërore dhe më shumë se 100 aristokratë nga e gjithë bota do të marrin pjesë në dasmë është një tregues i miratimit që ka mbretëria shqiptare”, citohet të ketë thënë Gjanaj.

Aktorja Elia ka lindur në vitin 1983. Në vitin 2002 shkoi në Paris për studime dhe atje u njoftua me Princin.
Aktorja Elia ka lindur në vitin 1983. Në vitin 2002 shkoi në Paris për studime dhe atje u njoftua me Princin.

“Kjo është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kanë falsifikuar historinë e shtetit tonë dhe i kanë mohuar të drejtat legjitime të familjes mbretërore”, ka shtuar ai.

Princi Leka është nipi i Mbretit Zog, i cili ishte në fronin e Shqipërisë gjatë viteve 1928-1939. Prindërit e tij janë Leka I dhe australiania Susan Cullen-Ward.
Princi Leka është nipi i Mbretit Zog, i cili ishte në fronin e Shqipërisë gjatë viteve 1928-1939. Prindërit e tij janë Leka I dhe australiania Susan Cullen-Ward.

“Familja mbretërore e Shqipërisë u dëbua nga vendi në vitin 1939, pasi vendi u pushtua nga fashistët italianë”, rikujton Daily Mail.

Në trend Magazina

Më shumë
Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet

Hajnat i hynë në lokal, dizajnerja Blerina Kllokoqi - Rugova publikon pamjet

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Magazina
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
Shihet duke lëvizur ngadalë, Mariah Carey shqetëson fansat me performancën e saj në Las Vegas

Shihet duke lëvizur ngadalë, Mariah Carey shqetëson fansat me performancën e saj në Las Vegas

Magazina
“Ty të pëlqejnë djemtë si ai

“Ty të pëlqejnë djemtë si ai", Rozana - Loredanës për Jozin: Ai është dhunues psikologjik, prandaj erdhi babai

Magazina
Kalo në kategori