Prodhuesi britanik ka njoftuar se do të nxjerr në shitje një nga veturat F1, më të rralla dhe të shpejta që janë prodhuar ndonjëherë.

Super-vetura e prodhuar në vitin 1998, është një nga gjashtë të tilla që janë prodhuar por nuk është shitur, transmeton Telegrafi.


McLaren 2

Kjo ka mbetur në pronësi të McLaren Special Operations, dhe megjithëse ka 4,500 kilometra në rrugëmatës, konsiderohet ende i ri.

Karrigia e shoferit në këtë makinë, është e vendosur në mes, kurse në të dyja anët mund të ulet nga një pasagjer, duke mundësuar që tre persona të jenë përpara.

McLaren 3

Makina e ndërtuar nga fibrat e karbonit, ka 627 kuaj fuqi me motor v12, ndërsa shpenzon 6,1 litra në 100 kilometra.

Me anë të kësaj fuqie të motorike, kjo veturë e destinuar për rrugë mbanë rekordin në 23-vitet e fundit, pasi ka arritur shpejtësinë deri 390 kilometra në orë.

Por, sa kushton kjo veturë?

McLaren 4

Aktori Rowan Atkinson i njohur si Mr. Bean, e ka shitur një veturë të ngjashme që e ka bërë ndeshje dy herë, për 12,24 milion dollarë.

Kompania McLaren Automotive, ende nuk ka njoftuar për çmimin, por kërkon që klientët e interesuar t’i shkruajnë email për të dhënë ofertat e tyre. /Telegrafi/