Senatori John McCain, ish-kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale të 2012, thotë se konflikti në Siri dhe Irak ka dëshmuar se Rusia po përpiqet të militarizojë krizën e refugjatëve dhe të përçajë Bashkimin Evropian.
Ky qëndrim i Moskës ka krijuar përplasje mes Rusisë dhe Perëndimit. Ai flet edhe mbi përpjekjet e Moskës për të ushtruar ndikim në Ballkan:
Senatori John McCain foli për ndikimin rus në Serbi, ku qeveria ka deklaruar synimin për të qëndruar neutrale në përplasjet mes Rusisë dhe Perëndimit, duke thënë se mund të ndërtojë marrëdhënie konstruktive me të dyja palët.
“Mendoj se kryeministri Vuçiç ka mbajtur qëndrim shumë të fortë, duke i rezistuar presionit rus. Presioni rus është shumë i ndryshëm nga presioni amerikan. Ne nuk duam gjë nga Serbia, thjesht duam që të bëhet një demokraci më funksionale. Ndërsa Rusia do të ketë një ndikim dominues, gjë që krijon një sfidë shumë të vështirë. Mund të them se përgëzoj faktin që kryeministri Vuçiç i ka rezistuar presidentit Putin, por e kuptoj se ndodhet përballë një presioni të konsiderueshëm dhe duhet të tregohet shumë i kujdesshëm”.
Në këto kushte, thotë senatori, kanë rëndësi përpjekjet amerikane për t’iu kundërvënë mesazhit rus, pasi një pjesë e madhe e ndikimit të Moskës vërehet në media:
“Mendoj se nëse Serbia mund të qëndrojë apo jo neutrale varet në një masë të madhe nga veprimet e Vladimir Putinit. Shumë nga aktet e presionit që po ushtron Rusia mbi Serbinë lidhen me median, me informacionin, me propagandë. Prandaj duhet t’u kundërvihemi veprimeve të tilla me punën e agjencive si Zëri i Amerikës, Radio Evropa e Lirë që mund të shërbejnë për t’iu kundërvënë mesazhit rus”.
Lidhur me Malin e Zi, senatori John McCain thotë se ndikimi rus është i kufizuar më së shumti tek investimet ekonomike, dhe se malazezët e kanë bërë të qartë prirjen e tyre perëndimore:
“Nuk besoj se ka ndonjë dyshim se Mali i Zi siguroi antarësim në NATO, pasi pjesa më e madhe e malazezëve mbështesnin me forcë aderimin në NATO. Prandaj nuk shoh ndonjë influencë ruse që të ndikojë tek zhvillimet politike në vend. Ajo që shoh është pronësi ruse, rusë që kanë prona në Mal të Zi. Këtë e di, pasi shoh shumë rusë të shëndoshë, që pijnë duhan, të veshur me kostume të ngushta banjoje në Mal të Zi. Pra e di që ka ndikim të ndjeshëm ekonomik nga rusët. Por nga ato që di për këtë vend sharmant është se Mali i Zi do integrim evropian dhe se antarësimi në NATO u mbështet nga shumica dërrmuese e popullatës”./VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët