LAJMI I FUNDIT:

MC Kresha dhe Lyrical Son pjesë e festivalit “Sunny Hill” edhe këtë vit

MC Kresha dhe Lyrical Son pjesë e festivalit “Sunny Hill” edhe këtë vit

Në datat 2, 3 dhe 4 gusht 2019, festivali “Sunny Hill” do të zhvillojë tri netë spektakolare për ata që do të jenë prezentë.

Këngëtarë të shumtë nga arena ndërkombëtare e ajo vendore do të jenë prezentë për të performuar para publikut.

Ndër emrat vendore që do të performojnë janë edhe MC Kresha dhe Lyrical Son, të njohur si “PINT”.


https://www.instagram.com/p/BzqaQXyBnYT/

Dyshja edhe vitin e kaluar ishin pjesë e festivalit “Sunny Hill”, përkatësisht në natën e dytë të eventit.

Këngëtarja e re shqiptare që po bën famë ndërkombëtare, Ilira Gashi do të performojë në festivalin "Sunny Hill 2019"
Lexo po ashtu Këngëtarja e re shqiptare që po bën famë ndërkombëtare, Ilira Gashi do të performojë në festivalin "Sunny Hill 2019"

Lajmin për pjesëmarrjen e tyre e ka konfirmuar faqja zyrtare e festivalit “Sunny Hill”, në Facebook dhe Instagram.

https://www.instagram.com/p/BzyOEeCF5aX/

“Duhej ta rikthenim këtë duo të mahnitshme në skenën e festivalit “Sunny Hill””, thuhet në njoftimin e festivalit.

Përndryshe, në skenën e këtij eventi do të ngjiten edhe emrat me famë botërore si: Miley Cyrus, Calvin Harris, etj. /Telegrafi/