Një pushues është mbytur mesditën e së dielës në plazhin e Velipojës, në zonën e Vilunit.

Sipas informacioneve të para, viktima është një 30-vjeçar me inicialet E. P., nga fshati Dajç i Shkodrës.


Megjithë ndihmën e dhënë, 30-vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë.

Që nga fillimi i këtij sezoni turistik, në plazhin e Velipojës kanë humbur jetën në det dy persona. /TCH/