LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja e qeverisë i kushtoi ekonomisë amerikane miliarda dollarë

Mbyllja e qeverisë i kushtoi ekonomisë amerikane miliarda dollarë
A woman counts U.S. dollar bills at her home in Buenos Aires, Argentina August 28, 2018. Picture taken August 28, 2018. REUTERS/Marcos Brindicci - RC1C0FD2CCE0

Analistë të Kongresit amerikan vlerësuan se ekonomia e Shteteve të Bashkuara ka humbur rreth 11 miliardë dollarë gjatë mbylljes së pjesshme të Qeverisë amerikane, e cila zgjati 35 ditë.

Zyra e Buxhetit të Kongresit i publikoi të dhënat pasi 800,000 punonjësit federalë, të prekur nga mbyllja, u kthyen në punë të hënën.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi të rihapë qeverinë të premten e kaluar, pasi vuri mënjanë kërkesën e tij për ndërtimin e një muri në kufi me Meksikën.


Trump këmbëngul se muri është i nevojshëm për të parandaluar migrimin e paligjshëm, por Dhoma e Përfaqësuesve – që udhëhiqet nga demokratët – refuzon t’i japë 5.7 miliardë dollarët e kërkuara për murin.

Trump ka paralajmëruar se mund ta mbyllë qeverinë sërish më 15 shkurt nëse ligjvënësit nuk pajtohen me kërkesat e tij.

Zyra e Buxhetit të Kongresit tha se mbyllja që ka ndodhur, do ta dobësojë ekonominë amerikane për 0.02 për qind, këtë vit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re

Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re

Ekonomi
Kalo në kategori