LAJMI I FUNDIT:

Mbylli sytë duke menduar se do të vdes dhe shkaktoi aksidentin zinxhiror, voziti me 137 km/h – si rezultat humbën jetën katër persona (Video)

Mbylli sytë duke menduar se do të vdes dhe shkaktoi aksidentin zinxhiror, voziti me 137 km/h – si rezultat humbën jetën katër persona (Video)

Rogel Lazaro Aguilera-Mederos mendoi se do të vdiste dhe kështu mbylli sytë para se të përplaset me kamionin e tij në kolonën e vetura, me ç’rast ka shkaktuar një aksident zinxhiror në Kolorado ku humbën jetën katër persona.

Kujtojmë se jo larg Denverit, më 26 prill në aksidentin zinxhiror ishin përfshirë 28 vetura dhe dy kamionë në një autostradë, transmeton Telegrafi.


Mbi 23-vjeçarin tani rëndojnë katër pika të aktakuzës për vrasje. Ai është shfaqur në sallën e gjyqit, ndërsa ka pranuar se në ato momente po lëvizte me kamion me 137 kilometra në orë dhe në një moment frenat kishin pësuar defekt teknik.

Edhe pse u mundua ta kthej anash kamionin për ta shmangur përplasjen me kolonën e veturave, ai megjithatë e pësoi edhe më keq pasi aty hasi në një kamion tjetër.

“Ka menduar se do të vdes dhe kështu mbylli sytë para se të përplasej me kamion në kolonën e veturave”, thuhet në raportin e policisë.

Në aksident tragjik kanë humbur jetën Dolly Harrison, 61-vjeçe, William Bailey, 67, Miguel Anhel Lamas Arelano, 24 dhe Stanley Politano, 69.

Robert Korry, avokati mbrojtës i Aguilera-Mederos, thotë se si klientit të tij i “vjen shumë keq” për këtë dhe po bashkëpunon me policinë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=4v6lNWc7eek

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori