Mbyllet pjesa e parë: Dortmundi përmbysë rezultatin përballë Atletico Madridi

Borussia Dortmundi është duke fituar 2-0 në shtëpi përballë Atletico Madridi në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Skuadra gjermane e nisi furishëm takimin, duke ditur se e kishin humbur takimin parë 2-1 në Spanjë.
Pas 34 minutash lojë, Julian Brandt realizoi për 1-0 pas një asistimin perfekt nga Matts Hummels.
Pesë minuta më vonë, Marcel Sabitzer e shërbeu për mrekulli Iaan Maatsen, që shënoi për 2-0.
Me këto dy gola, Dortmundi është në epërsi me rezultatin e përgjithshëm 3-2.
Por, pjesa e dytë me gjasë do të ketë së paku edhe një gol, ndërsa Dortmundi nuk po tërhiqet ndonëse ka epërsinë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/04/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































