Mbyllet pjesa e parë, Barcelona 5-1 Prishtina: Dervishaj shënoi për prishtinasit

Mbyllet pjesa e parë në “Palau Blaugrana”, ku Barcelona është duke fituar me rezultat prej 5 -1 kundër Mabetex Prishtinës në kuadër të Ligës së Kampionëve në futsall.
“Katalunasit” nga fillimi e kanë pasur iniciativën në këtë ndeshje dhe arritën edhe të shënonin golat.
Prishtina në këtë pjesë të parë ka pasur raste, por shumë më pak se vendasit.
— Arbon Flugaj (@Arbon23) January 15, 2021
Dyego, Esquerdinha, Shiraishi, Joselito dhe Rodrigues i shënuan golat për Barcelonën.
— Arbon Flugaj (@Arbon23) January 15, 2021
Ndërsa golin e vetëm për kryeqytetasit e ka shënuar Mërgim Dervishaj, pas një aksioni të mirë.
Pritet të shihet në pjesë të dytë një lojë ende më e mirë nga prishtinasit që po luajnë për herë të parë në këtë nivel. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































