Ministrja shqiptare e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar sot pas interesimit publik në lidhje me vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy”, pjesë e fondacionit Gulistan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Kushi shprehet se shkolla jopublike ka kryer një sërë shkeljesh të ligjeve në fuqi.

Sipas ministres, drejtuesit e kolegjit kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise, të pamiratuara nga ministria.

Ata nuk i kanë përmbushur kriteret dhe pas dy verifikimesh, dhe në këto kushte, është e drejta e autoriteteve të revokojnë licencën.

Më tej, Kushi siguron se do të merren masat që nxënësit e kësaj shkolle të transferohen në shkolla që përmbushin kriteret.

Reklama

Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekullimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi. /Telegrafi/

Reklama