Ernest Muçi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit polak, teksa ka realizuar një tjetër gol me fanellën e Legias.

Sulmuesi i talentuar shqiptar ka realizuar golin e tretë në kampionat, derisa ka edhe dy të tjerë në Ligën e Konferencës.


Goli i shqiptarit i dha një pikë të madhe Legias në udhëtim te Piast Gilwice në udhëtim.

E festa për të ishte e veçantë, pasi te skuadra kundërshtare trajner është serbi Aleksandar Vukovic që më parë ka qenë te Legia dhe Muci kishte punuar me të.

Ernest Muci 1 1

Me të shënuar golin, Muci vendosi gishtin tek hunda duke i thënë që ta mbyllte gojën dhe duke shfryer me të shara në drejtim të serbit.

Të sharat e Mucit janë në gjuhen shqipe dhe ato dihen shumë lehtë se çfarë janë në drejtim të trajnerit serb.

E gjitha kjo erdhi për faktin se sa ishte Vukovic te Legia, sulmuesi shqiptar nuk luante fare ose luante vetëm në shtatë apo tetë minutat e fundit të ndeshjes.

Gjithsesi ishte një përgjigje e bukur e Mucit në fushë me gol duke i treguar serbit se ka gabuar që nuk e ka inkuadruar më parë shqiptarin në fushë.

22-vjeçari është lojtari kryesor këtë edicion te Legia, ku përpos tre golave në kampionat ka realizuar edhe dy të tjerë në Ligën e Konferencës. /Telegrafi/

telegrafi sport app