“Ta pastrojmë Kosovën”, përmes një reagimi publik thotë se janë të shqetësuar se në lokacionet ku kanë pastruar para disa ditësh janë krijuar prapë deponi ilegale.
Në reagim thuhet se aksioni i pastrimit ishte “depoja e stacionit të hekurudhës” dhe hapësirat përskaj bregut të rrugës “Tirana” në Prishtinë.
“Të nderuar qytetarë të Prishtinës, përmes këtij shkrimi po shprehim shqetësimin dhe mllefin ndaj fenomentit të ndotjes së mjedisit dhe jo reagimeve të organeve kompetene, më saktësisht heshtjes totale nga ana e tyre. Në muajin shtator të vitit 2021 përkatësisht në Ditën e Pastrimit të Botës, 18 shtator 2021, organizata Ta Pastrojmë Kosovën ndërmori një aksion pastrimi në lokacionin ‘depoja e stacionit të hekurudhës’ dhe hapësirat përskaj bregut të rrugës ‘Tirana’ në Prishtinë.
Më tej, në njoftim thuhet se në aksion ishin larguar 23 kamionë me rreth 400 ton mbetje, kryesisht të përziera, si dhe 300 thasë mbeturina falë vullnetarëve dhe aktivistëve të kësaj organizate. Përveç tjerash u bëmë thirrje të gjithë institucioneve gjegjëse për mirëmbajtjen e kësaj hapësire. Sot TPK pranoi disa foto nga qytetarët nga lokacioni i lartë përmendur dhe se si është krijuar prapë deponia ilegale në po të njëjtin lokacion. Prandaj po theksojmë akterët kryesor që duhet të mbajnë përgjegjësinë për shkak të mos veprimit në kuadrin e mirëmbajtjes së kësaj hapësire, InfraKos dhe Komuna e Prishtinës.
U bëjmë thirrje të gjitha medieve televizive, medieve të shkruara elektronike (portaleve), organizatave të shoqërisë civile, dashamirëve të mjedisit që të ngrisim së bashku zërin ndaj këtyre fenomeneve”, thuhet në reagim.
Tutje, në njoftim thuhet se “Kërkojmë nga inspektorati qendror reagim të menjëhershëm që deponia mos të rikthehet në gjendjen e mëparshme. Besojmë fuqishëm që zëri i arsyes do të triumfojë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze