Mbroni veten nga rrezet e dëmshme UV në mënyrë natyrale: Bëni një losion dielli shtëpiak me faktor 20!

Rrezitja e tepërt mund të shkaktojë djegie, të përshpejtojë plakjen e lëkurës, por edhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve të ndryshme malinje
Kjo është arsyeja pse mbrojtja është jashtëzakonisht e rëndësishme, transmeton Telegrafi.
A e dini se brenda vetëm disa minutash mund të bëni kremin tuaj që ka një faktor mbrojtës 20?
Përbërësit:
▪ ½ e filxhanit vaj bajameje;
▪ ¼ e filxhanit vaj kokosi;
▪ ¼ e filxhanit dyllë blete;
▪ 2 lugë të vogla oksid zinku;
▪ 1 lugë e vogël vaj karote;
▪ 1 lugë e vogël gjalpë shea;
▪ disa pika vaj eterik, sipas dëshirës.
2. Tundni derisa të gjithë përbërësit të bashkohen, pastaj shtoni oksidin e zinkut. Pasi që në tenxheren me kavanoz brenda ta largoni nga pllaka e shporetit shtoni vaj karote dhe disa pika vaj eterik, sipas dëshirës.
3. Tretjen e përftuar futeni në një enë më të vogël me kapak dhe lëreni kremin të ftohet plotësisht. Dylli i bletës është i papërshkueshëm nga uji dhe i jep kremit dendësinë e kërkuar, ndërsa oksidi i zinkut siguron mbrojtje të shkëlqyeshme kundër efekteve negative të rrezeve UVA dhe UVB.



















































