Në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve Gjykatën Speciale në Hagë po diskutohet lidhur me listën e përditësuar të dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Gjykatësi i procedurës paraprake ka bërë të ditur se mbrojtja e Kadri Veselit ka kërkuar nga ZPS që t’i jap mbrojtjes listën me 32 dëshmitarë të cilët synon t’i thërras.
Ndërsa mbrojtja e Rexhep Selimit ka kërkuar që gjykatësi të urdhërojë prokurorinë të jap një listë provizore të dëshmitarëve që synon t’i thërras në tre muajt e parë të gjykimit.
Gjykatësi procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka bërë të ditur se ZPS ka paraqitur 196 dëshmitarë sipas rregullës 154 dhe 83 të tjerë që do të japin dëshmitë e tyre tërësisht me shkrim.
“Më 2 shtator ZPS parashtroi listën e shikuar të dëshmitarëve, ZPS ka propozuar gjithsej 709 orë në çështjen e saj, ndërkohë tani kemi 196 dëshmitarë të propozuar sipas rregullës 154 dhe 83 të tjerë të propozuar që do të japin dëshminë e tyre tërësisht me shkrim. Vërej që mbrojtja e Veselit rithekson kërkesën për ZPS-në që ajo të jap për mbrojtjen së pari listën me 32 dëshmitarë që ajo synon të thërras sa i takon çështjes dhe gjithashtu të thotë se çfarë do të bëhet me pjesën tjetër të dëshmitarëve. Po ashtu mbrojtja e Selimit kërkon që unë të urdhërojë që ZPS të jap një listë provizore të dëshmitarëve pa cenuar ndryshime të tjera sa i takon tre muajve të parë të gjykimit”, ka thënë gjykatësi, transmeton KP.
Sipas mbrojtjes së Selimit është e rëndësishme të jepen sqarime për grupet e dëshmitarëve që do të merren në pyetje së pari.
Ndërsa në konferencën e fundit ZPS kishte deklaruar se nuk është në gjendje të jap informacione për këtë çështje në këtë fazë.
Konferenca po vazhdon me diskutimin për dëshmitarët ku gjykatësi po kërkon nga prokuroria të tregojë se kur mund të jap hollësi lidhur me këtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania