Diego Carlos shënoi një nga autogolat më të mirë, ose më të keq, që ka të ngjarë të shihni, pasi mbrojtësi i Sevillës paraboloi portierin e tij nga rreth 25 metra largësi.

Qendërmbrojtësi i Sevilla është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Evropë dhe ka qenë i lidhur me disa lëvizje të mëdha në të kaluarën e afërt, megjithëse ai ka ende disa çështje me vendimmarrjen.


Megjithatë, sot (e shtunë), Carlos ka qenë i pafat, duke rrezuar poshtë teorinë se është i sigurt dhe i saktë në ndërhyrjet e tij.

Në ndeshje ndaj Real Sociedad, Carlos arriti të shënojë njërin nga autogolat më të pabesueshëm dhe më të rrallë në histori të futbollit.

27-vjeçari në tentim për të larguar topin, arriti ta parabolojë portierin e tij, Yassine Bounou, nga jashtë zonës, dhe ndihmoi Sociedadin ta barazonte rezultatin 1-1 në minutën e pestë.

Në fund, Sevilla arriti ta fitojë ndeshjen në shtëpi me rezultat 3-2 dhe kjo i ndihmoi të ngjitet edhe më lartë në tabelë. /Telegrafi/

https://twitter.com/BigDublak/status/1347897859321061376

https://twitter.com/papo_deboleiros/status/1347925957223571458

telegrafi sport app