Berat Gjimshiti, në prag të miqësores me Kilin, vlerësoi maksimalisht kundërshtarin dhe u shpreh i kënaqur që në këtë duel do të kenë mbështetjen e tifozëve shqiptarë në “Ennio Tardini”.
Kapiteni kuqezi theksoi se me Kilin nuk është thjesht miqësore, ndërkohë që komentoi edhe kundërshtarët ne “Euro 2024”.
Cilësia e Kilit në portë dhe sulm – Besoj jo vetëm në portë dhe sulm, por në gjithë skuadrën kanë cilësi. Janë një kombëtare që gjithmonë kanë qenë në Botëror ose në Copa America të kualifikuar. Do jetë një test shumë i rëndësishëm për ne, pasi nuk jemi mësuar të luajmë me kombëtare të tilla. Ditët e sotme nuk ka më miqësore dhe mendoj se do i japim shumë vëmendje kësaj ndeshjeje dhe ta përballojmë me 100%.
Mungon Ismajli, por rikthehet Kumbulla? – Nuk janë vetëm Ismajli dhe Kumbulla, janë edhe Mihaj e Veseli këtu. Vendos trajneri kush do të luajë, nuk është problem, flasim të njëjtën gjuhë. Kemi shumë kohë bashkë në Kombëtare dhe nuk besoj që do te jetë problem.
Rëndësia e aspektit mbrojtës në Kombëtare? – Aspekti mbrojtës ka rëndësi po aq sa ai sulmues. Të dyja gjërat janë të rëndësishme, kështu që më e rëndësishme është që i gjithë ekipi të punojë bashkë, si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në fazën sulmuese. Nuk është vetëm mbrojtja që mbron, por është i gjithë ekipi. Ashtu siç nuk është vetëm sulmi që sulmon, do jetë i gjithë ekipi që e ndihmon të shënojë gol. Kështu që janë sy aspekte të rëndësishme në këto miqësore.
Shqiptarët në Itali – Është diçka që na shtyn më shumë ne që luajmë në Itali. Jemi disa lojtarë që luajmë në Itali dhe e dimë si është futbolli këtu. Këtu ka shumë shqiptarë që do të na përkrahin nesër. Do jetë diçka shumë e bukur të shohësh ata shqiptarë që janë edhe në vende jashtë Shqipërisë të na ndihmojnë.
Grupi në Evropian – Sigurisht që Italia është një kombëtare që ka historinë e vet, janë pothuajse gjithmonë në Europian e Botëror. Gjithsesi në futboll gjithçka është e mundur. Kemi një frymë jashtëzakonisht të mirë në skuadër, kemi lojtarë me cilësi. I gjithë ekipi është në rrugën e duhur dhe pse jo, pse të mos bëjmë surprizë në Europian. Në këtë moment nuk e kemi shumë mendjen te Europiani, kemi një herë këto dy miqësore që janë shumë të vështira. Pastaj kemi kohë të mendojmë për Europianin. Nuk është se kemi shumë frikë, por duhet të kemi respekt sepse janë kombëtare të mëdha, siç është Itali apo edhe ekipet e tjera në grupin e Europianit.
Si ndalohet Alexis Sanchez – Ka bërë një karrierë për t’u respektuar, me ekipe të mëdha, jo vetëm tek Interi. Është një lojtarë me shumë cilësi, i nivelit botëror. Duhet ndihma e ekipit për ta ndalur, vetëm një lojtar nuk mund ta ndalë. Është forca e ekipit që duhet ta ndalë gjithë ekipin e Kilit, jo vetëm një lojtar. Një lojtar nuk mund ta bëjë diferencën i vetëm.
Një Evropian në Shqipëri? – Për popullin shqiptar do të ishte diçka shumë e bukur të prisnim një Europian apo Botëror. Kohët e fundit po ndërtohet gjithçka në Shqipëri për zhvillimin e futbollit. Është hap i rëndësishëm për të gjithë lojtarët, për të rinjtë. Për gjëra të tjera mund të flasë më shumë Presidenti Duka, i cili i di më mirë se ne gjërat.
Zhvillimi i kampionatit shqiptar? – E thashë edhe më parë, që është zhvilluar futbolli në Shqipëri. Është parë edhe kur ka pasur në grupet e Europa League dhe Conference League ekipe shqiptare. Nuk është e thjeshtë, shumë lojatrë kanë talent, por duhet shumë punë, nuk mjafton vetëm talenti. Shpresoj dhe besoj se do bëhen të rinj më të mirë se ne në këtë moment, që ta çojnë Shqipërinë edhe më lart. Kjo është e rëndësishme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Nico Williams zbulon se a u pendua që e refuzoi ofertën e Barcelonës verën e kaluar

“Biri im ka marrë një vendim që buron nga bindjet e tij dhe dashuria për kombin”- reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Barcelona ka vetëm dy opsione se kur mund ta luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Osasunas

Rey Manaj ka gjendje stabile pas përplasjes, ai i befasoi mjekët me fjalët e para pasi u zgjua

Dy gola të bukur në derbi nuk sjellin fitues – barazimi i jep gëzim Liverpoolit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja