Në vitin 2013 kompania amerikane Lockheed Martin, kishte njoftuar se është duke zhvilluar pasardhësin e aeroplanit spiun amerikan SR-71 Blackbird.
Ky aeroplan kishte kapacitete të mbërrinte shpejtësinë e zërit, madje pretendohet se për tri herë e tejkalonte, kurse SR-72 pritet të ketë karakteristika edhe më të avancuara, transmeton Telegrafi.
SR-71 Blackbird konsiderohej si aeroplani më i shpejtë që ndonjëherë është prodhuar, kurse SR-72 do të bëjë revolucion sa i përket disa pajisjeve shtesë që do t’i vendosen brenda kabinës së pilotit duke fituar kështu epitetin e “mbretit të qiellit”.
I prodhuar nga kompania amerikane Lockheed Martin gjatë viteve të 60-ta, SR-71 mund të arrijë shpejtësinë prej 3 Mach (mbi 2,200 milje në orë). Që i bie tre herë më shpejtë sesa shpejtësia e zërit. Por, ky aeroplan u nxor nga përdorimi në vitin 1998. Megjithatë në vitin 2013, Lockheed Martin njoftoi se është duke punuar në pasardhësin e këtij aeroplani.
Atë do ta prodhojë departamenti i programeve të avancuara të Lockheed Martin që njihet si “Skunk Works”. Ky aeroplan supersonik sipas prodhuesit amerikan, do të ndryshojë rrjedhën e betejave për informacion.
Madje zotohen se SR-72 do të mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 6 Mach apo mbi 4,500 milje në orë. Sikur kjo të mos mjaftonte ai do të mund të kryej sulme për dallim nga paraardhësi që kishte për mision mbledhjen e informacioneve.
Ekspertët pretendojnë se nëse ky projekt arrin të realizohet sipas parashikimeve të zyrtarëve të Lockheed Martin, atëherë ai do të ketë kapacitete të mbërrij në çdo cep të botës për më pak se një orë.
Disa imazhe që janë publikuar së fundmi në internet, shfaqin këtë fluturake duke dalë nga hangari i kompleksit të “Skunk Works”. Sipas zyrtarëve të Lockheed Martin, aeroplani pritet të ngritet në qiell për herë të parë gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë