LAJMI I FUNDIT:

As mbretëresha Letizia nuk mund t’i rezistojë këtij fundi: Trendin më të madh pranveror mund ta bartni edhe kështu!

As mbretëresha Letizia nuk mund t’i rezistojë këtij fundi: Trendin më të madh pranveror mund ta bartni edhe kështu!

Dukjen moderne e ka plotësuar me çizme të zeza nga lëkura komosh dhe çantë të zezë

Mbretëresha Letizia, pos që njihet për riciklim të shpeshtë të modës, është e njohur edhe për atë që bartë rroba nga “brendët e rrugëve”, transmeton Telegrafi.


Këtë herë është shfaqur në Madrid ku ka marrë pjesë prezantimin e projektit të ri.

Mbretëresha e bukur ka zgjedhur kombinimin në të cilin tashmë kemi pasur rastin ta shohim, mirëpo këtë herë ka vendosur të bartë fund me dezen modern.

Fundi me kollan të zi dhe pulla dhe dezen gjarpri që nga dimri përfundimisht është një ndër hitet e modës dhe konsiderohet trend i madh i kësaj pranvere.

Dukjen moderne e ka plotësuar me çizme të zeza nga lëkura komosh dhe çantë të zezë. /Telegrafi/