LAJMI I FUNDIT:

Mbretëresha Letizia me një kostum ngjyrë të kuqe të ndezur ka lënë në hije të gjithë të pranishmit

Mbretëresha Letizia me një kostum ngjyrë të kuqe të ndezur ka lënë në hije të gjithë të pranishmit

Nuk është çudi që shumë e quajnë atë perëndeshë e stilit

Mbretëresha Letizia është një nga femrat më elegante në botë dhe këtë e ka dëshmuar sërish, kur u shfaq në një ngjarje të mbajtur për përkujtimin e njëqindvjetorit të “Casa del Libro”.


Dihet se Letizia shpesh vesh rroba në ngjyrë të kuqe dhe kështu ka qenë edhe sot.

Domethënë, ajo kishte veshur një set të firmosur nga shtëpia e modës “Zara”, i përbërë nga pantallona të gjera të kuqe dhe një bluzë asimetrike me mëngë të gjata, transmeton Telegrafi.

profimedia

Meqë ra fjala, kompleti ka kushtuar 80 euro, prandaj shumë e krahasojnë me Kate Middleton, të cilën e quajnë “dukesha kursimtare”, sepse shpesh vesh rroba të përballueshme.

Mbretëresha e ka kombinuar këtë set të bukur me një çantë metalike-argjendi dhe taka në të njëjtën ngjyrë.

Ajo mbante vathë floriri si bizhuteri dhe grimi i thjeshtë i vinte në pah bukurinë e saj natyrale. /Telegrafi/