Mbrëmja e Justin Bieber kthehet në debat publik pas postimeve provokuese në rrjetet sociale

Këngëtari kanadez, Justin Bieber, u pa të premten mbrëma në Los Angeles duke darkuar me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber, në restorantin e njohur Giorgio Baldi.
Pas daljes nga lokali, 31-vjeçari u fotografua duke pirë duhan mbi kapakun e makinës së tij, në një moment që shpejt u komentua gjerësisht në media.
Një ditë më pas, Bieber ndau në Instagram një seri postimesh për 294 milionë ndjekësit e tij, përfshirë fotografi provokuese ku pozonte vetëm me të brendshme të bardha, si dhe një video ku shihej i lagur pasi ishte zhytur në një liqen, duke mbajtur veshur çizme pune. Një mik që e filmonte e përshkroi sjelljen e tij si “skandaloze”, shkruan DailyMail.
Pamjet duket se vijnë nga një udhëtim i fundit në natyrë me miqtë e tij, ndërsa gjatë javës Bieber ka publikuar edhe fotografi të tjera nga aktivitete si qitja në shënjestër dhe udhëtimet me makinë.
Postimet përfshinë edhe imazhe familjare me djalin e tij gati njëvjeçar, Jack Blues, të cilin e ka me Hailey Bieber.
Në një intervistë të muajit maj për Vogue, Hailey tregoi për herë të parë detaje nga lindja e djalit, përfshirë sfidat shëndetësore dhe periudhën e rikuperimit pas lindjes. /Telegrafi/






























































