LAJMI I FUNDIT:

Pas rritjes së numrit të rasteve, mblidhet Komiteti i SHSKUK-së për menaxhimin e pandemisë me COVID-19

Pas rritjes së numrit të rasteve, mblidhet Komiteti i SHSKUK-së për menaxhimin e pandemisë me COVID-19

Komiteti për menaxhimin e pandemisë në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinikë Universitar të Kosovës (ShSKUK) pas rritjes së numrit të rasteve në vend është mbledhur sot në orën 13:00 për të diskutuar për situatën me COVID-19.

Një burim për Telegrafin ka thënë se në mbledhje është duke u diskutuar për rastet e reja me COVID-19 dhe për shtimin e hapësirave të reja nëse paraqitet nevoja.


“Po diskutohet për rastet e reja dhe nëse ka nevojë me u shtu hapësira të reja. Mirëpo, momentalisht ka hapësira të mjaftueshme, nuk ka nevojë”, ka thënë një burim për Telegrafin.

Ndërkaq, sipas burimeve të Telegrafit, në këtë Komitet pos drejtorit të ShSKUK-së Valbon Krasniqi është edhe drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj si dhe disa drejtues të klinikave të QKUK-së.

Ndryshe, ditëve të fundit në vend rastet me COVID-19 janë duke u rritur. Po ashtu ka pasur edhe raste të vdekjeve, ku vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar dy raste.

Pas rritjes së rasteve pozitive në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja në vazhdimësi u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të bartin maskat në ambientet e mbyllura. /Telegrafi/