Mblidhet Këshilli Bashkiak, pas rikthimit të Veliaj në detyrë

Të enjten e 20 nëntorit, në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës.
Kjo do të jetë mbledhja e parë pas vendimit të Kushtetueses për të lënë në detyrën e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Sipas informacioneve ende nuk është zyrtarizuar rendi i ditës që do të diskutohet gjatë mbledhjes.
Veliaj u shkarkua me vendim të Këshillit Bashkiak në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar ku kanë votuar me 51 vota pro, për shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë.
Vendimi erdhi si pasojë e një propozimi të bërë publikisht nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste./euronewsalbania/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































