Mblidhen pako me ushqim e veshmbathje në komunat e Kosovës, niset konvoji i parë me ndihma për në Shqipëri

Në Prishtinë, Mitrovicë e Gjilan, e Ferizaj, janë mbledhur pako me ushqim e veshmbathje për familjet e prekura nga tërmetet sot në Shqipëri.
Në Prishtinë tifo grupi "Plisat", ka organizuar aksion për gumbullimin e gjërave të nevojshme si ushqim e veshmbathje ku gjatë ditës janë nisur për në Shqipëri.
Po ashtu në Mitrovicë tifo grupi "Torcida" në aksionin e organizuar ka grumbulluar disa pako me ggjëra të nevojshme.
Ndërsa në Gjilan, qytetarët kanë mbledhur në numër të madh pako me ushqim e veshmbathje ku do t'i dërgojnë në Shqipëri.
Në anën tjetër Lëvizja Vetëvendosje në një video të postuar në faqen e saj në Facebok, ka njoftuar se është nisur konvoji i parë me ndihma për qytetarët e prekur nga tërmetet në Shqipëri.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






































