LAJMI I FUNDIT:

Mblidhen deputetët e PDK-së

Mblidhen deputetët e PDK-së

Një ditë para seancës konstituive së Kuvendit të Kosovës, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë mbledhur për të diskutuar lidhur me mbarëvajtjen e seancës.

Takimi po mbahet në selinë e PDK-së.


Ndërkohë, pritet që edhe deputetët e partive tjera të mbajnë takime lidhur me seancën e nesërme, ku janë paraparë tri pika të rendit të ditës, ajo e formimit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. /KP/