Mbledhja e Qeverisë së Kosovës nisi me një minutë heshtje në nderim të policit Afrim Bunajku, i cili u vra të dielën nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se të dielën është cenuar siguria kombëtare.


“Me mbi 5 milionë euro vlerë të armatimit është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë...”, tha kryeministri Kurti.

Ai ftoi qytetarët e vendit që sot kudo që shohin policët e Kosovës t’i falënderojnë ata për shërbimin ndaj Kosovës. /Telegrafi/