LAJMI I FUNDIT:

Mbledhë para për transplantimin e veshkës, duke shitur buzëqeshje (Video)

Mbledhë para për transplantimin e veshkës, duke shitur buzëqeshje (Video)

Zhu Ya që ka gjendej të rëndë shëndetësore, po shet buzëqeshje pranë një stacioni metroje në Chongching të Kinës, për të mbledhur para që të transplantojë veshkën.

Pranë tabelës që tregon diagnozën e saj dhe dhjetëra qeseve nga tretmanët e dializës, 26-vjeçarja në karrocë mbanë një tullumbace dhe vizatimet e fytyrave të qeshura, transmeton Telegrafi.

Ish-mësuesja e artit, ka thënë se kjo është e vetmja formë për të mbledhur mjetet e domosdoshme, për operimin që kushton rreth 60 mijë euro. Meqenëse shteti ia paguan vetëm 20 deri në 30 për qind të çmimit të përgjithshëm për transplantim, ajo duhet të gjejë metoda alternative për të paguar shumën e përgjithshme.

“Para se të sëmuresha, kam qeshur shumë. Kjo duket se më ka mbajtur në jetë. Do vazhdoj të qeshë dhe vetëm kështu do e mposhti sëmundjen” ka thënë Ya.

E diplomuara në Universitetin e Shangait në degën e artit, tregon përmes një ueb-faqeje vizatimet që i bën, ku edhe pranon ofertat për portrete, të cilat i dërgon më pas me postë.

“Nëna ime ka bërë shumë për mua, nuk do ta lë poshtë. E bëj këtë për të ëmën dhe bashkëshortin që më duan shumë, e veçanërisht për vetën. Askush nuk do ma largojë buzëqeshjen” ka thënë Y edhe pse me lot në sy.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon njerëzit e prekur me kërkesën e saj për ndihmë, të cilët thonë se ajo është në nevojë, kur pyeten nga një gazetarë se mos po dyshojnë nëse është duke gënjyer. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Kalo në kategori