Mbi 7,200 studentë të UNI – Universum International College, institucion i fuqizuar nga Arizona State University, kanë përfunduar me sukses kursin A Sustainable Earth dhe janë certifikuar drejtpërdrejt nga ASU – universiteti më i madh publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky program akademik fokusohet në temat kyçe të zhvillimit të qëndrueshëm, përfshirë ndryshimet klimatike, energjinë, menaxhimin e mbeturinave dhe politikat mjedisore, duke u ofruar studentëve njohuri të strukturuara dhe të aplikueshme në kontekst ndërkombëtar.


Përmes këtij bashkëpunimi, studentët e UNI përfitojnë kurrikulë amerikane, certifikim zyrtar nga ASU dhe qasje në standarde të larta akademike, duke rritur ndjeshëm konkurrueshmërinë e tyre akademike dhe profesionale në tregun global të punës.

Çfarë përfitojnë studentët e UNI:

  • Certifikim nga Arizona State University (ASU)
  • Kurrikulë amerikane e integruar në studime
  • Bashkëpunim dhe përvojë akademike ndërkombëtare

UNI powered by ASU vazhdon të ofrojë arsim të orientuar drejt praktikës, cilësisë dhe kërkesave të tregut ndërkombëtar.

Krijo suksesin tënd, me edukim amerikan. Fuqizohu nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA.

Studio në UNI duke aplikuar këtu!

Për më shumë informata rreth programit kontaktoni në:

Tel:+383 44 144 062,

Email: info@universum-ks.org ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram.