Në Kosovë 31.7 për qind e ekonomisë është jo-formale. Kjo është theksuar edhe në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën që u prezantua më 17 prill.
Sa i përket Kosovës, mbi vlerësimet e kriterit ekonomik, vendi ynë ka bërë përparim në zhvillimin e një ekonomie të tregut funksional, por ekonomia jo-formale mbetet e përhapur.
“Ekonomia e zezë u rrit në terma absolutë. Sektorët e ndërtimit dhe të tregtisë përjetuan humbjet më të mëdha në të ardhura për shkak të jo-formalitetit”, thuhet në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën.
Sipas raportit të Bashkimit Evropian, në luftën kundër Krimit të Organizuar, Korrupsionit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, shkalla e jo-formalitetit, ekonomisë së zezë, sillet rreth ndërmjet 28 për qind deri 31.7 për qind në Produktin e Brendshëm Bruto.
Mirëpo, institucionet e vendit këtë raport e vlerësojnë si pozitiv.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë për Telegrafin se ky institucion gjatë vitit 2017 ka arritur të ketë kapacitete administrative dhe operacionale për sa i përket luftimit të ekonomisë jo-formale.
“Raporti sa i përket fushës se doganës raporton progres. Dogana ka arritur te ketë kapacitete administrative dhe operacionale, të hyrat nga Dogana janë rritur me 6.6 për qind në vitin 2017, atëherë nënkuptohet se kemi arritur të ulim ekonominë jo-formale”, tha për Telegrafin, Stavileci.
Ai tha se ky institucion ka shënuar progres në luftën kundër kalimeve ilegale. “Gjithashtu, Raporti thekson se Performanca e Doganës në luftën kundër kalimeve ilegale përfshirë edhe kontrabandimin e mallrave dhe te narkotikeve vazhdon të tregon progres. Pra, në një fjalë Raporti thekson se Dogana gjatë vitit 2017 ka vazhduar me përparime dhe përmirësime, prandaj edhe ky Raport ka vlerësuar angazhimin dhe te arriturat e Doganë”, tha ai.
Edhe për institucionin që mbledh të hyrat për buxhetin e vendit, ky raport tregon se ka rënë niveli i ekonomisë jo-formale dhe është rritur niveli i të hyrave.
Zyrtarët e Administratës Tatimore e Kosovës (ATK) në një përgjigje për Telegrafin, kanë thënë se një ndër prioritetet e këtij institucioni mbetet parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo-formale.
“Një nder prioritetet e ATK-së, janë parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo-formale, në këtë kontest edhe i shmangies tatimore. Rezultatet e mira të arritura nga ATK, përmes shumë aktiviteteve të zhvilluara, në parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formale, janë vlerësuar edhe në raportin e fundit të publikuar nga Komisioni Evropian. Ku thuhet se tek pjesa ku ka përgjegjësi ATK-ja, ka rënë niveli i ekonomisë jo-formale dhe është rritur niveli i të hyrave”, tha për Telegrafin, Valentina Bytyqi, zëdhënëse e ATK-së.
Sipas saj, ekonomia e zezë që është në kuadër të përgjegjësisë së ATK-së sillet rreth 28 për qind.
“Sipas raportit të B&S, në kuadër të projektit mbështetje e mëtejshme e institucioneve të Kosovës në luftën kundër Krimit të Organizuar, Korrupsionit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm, financuar nga Bashkimi Evropian, shkalla e jo-formalitetit, ekonomisë së zezë, sillet rreth 31.7 për qind, që nuk është pjesë e përgjegjësisë se ATK-së, ndërsa ekonomia e hirtë sillet rreth 28 për qind, që është përgjegjësi e ATK”, tha ajo.
Bytyqi shpjegon se ekonomia joformale po ndikon me të madhe edhe në aktivitetin e biznesit legal dhe ul konkurrencën midis kompanive.
“Ndikimet e ekonomisë joformale nuk kufizohen vetëm në sektorin publik, por ato ndikojnë me te madhe edhe ne aktivitetet e biznesit legal. Ekonomia jo-formale shtrembëron konkurrencën e ndershme dhe ul konkurrencën midis kompanive. Aktivitetet biznesore te punës jo-formale dhe evazioni sistematik tatimor, dobësojnë mbrojtjen e punonjësve dhe shoqërisë në përgjithësi”, shpjegon ajo.
Edhe përfaqësuesit e biznesit Raportin e BE-së e vlerësojnë më pozitiv.
Kryetari i Aleancës së Biznesit të Kosovës, Agim Shahini, tha për Telegrafin se ky raport ka dal më pozitiv dhe është treguar sukses në luftimin e informalitetit.
“Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, ne kemi vlerësuar se ky raport ka dal më pozitiv, sepse formaliteti në Kosovë është në rritje. Kjo është parë edhe nga aksionet që janë marr muajve të fundit në pjesën veriore dhe pjesët tjera të Kosovës, ku është treguar mjaftë sukses në luftimin e informalitetit”, tha për Telegrafin, Shahini.
Sipas tij, luftimi i korrupsionit dhe sundimi i ligjit ende nuk është atë pikë që është dhënë prioritet.
“Luftimi i korrupsionit dhe burokracisë duhet të jetë prioritet i Qeverisë, pasi që ky raport nuk e ka nxjerr mirë Kosovën në këtë drejtim. Pra, sundimi i ligjit dhe rendin nuk është ende në një pikë me të cilën është dhënë prioritet nga të gjithë akterët e vendit”, tha ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë