LAJMI I FUNDIT:

Mbi 300 pensionistë në Maqedoni dëmtohen me fondet private pensionale

Mbi 300 pensionistë në Maqedoni dëmtohen me fondet private pensionale

Mbi 300 qqytetarë janë të revoltuar sepse do të humbasin para, si pasojë e llogaritjeve të padrejta që kanë të bëjnë me shtyllën e dytë pensionale. Bëhet fjalë për të siguruarit në fond të cilët deri në vitin 2005 u kishte mbetur diku 10-15 vjet deri në pension dhe që atëherë s’ka qenë e obligueshme me ligj të antarësohen edhe në fondin privat pensional. , përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit deri tani janë dëmtuar gjithsej 314 qytetarë, në lidhje me shumën e pensionit, ndërsa si reagim janë dorëzuar tre ankesa.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sot përmes një komunikate informuan se tanimë kanë formuar një komision i cili do të merret me këto punë./Telegrafi/


MPPS: Për disa persona të siguruar, anëtarësimi në shtyllën e dytë pensionale është i pavolitshëm
Lexo po ashtu MPPS: Për disa persona të siguruar, anëtarësimi në shtyllën e dytë pensionale është i pavolitshëm