Mbi 300 mjekë kanë lënë vendin e tyre të punës pa asnjë zëvendësim tjetër, për shkak se pjesa më e madhe e mjekëve të diplomuar e specialistë nuk kanë interes për të punuar në spitalet në Kosovë, derisa 80% e mjekëve janë të papunësuar pasi kushtet e punës të cilat ofrohen nuk lënë për të dëshiruar.
E njëjta situatë shqetësuese, është edhe me infermierët, të cilët po marrin diplomat e po nisen për migrim jashtë vendit, për një punë me kushte më të mira.
Sistemi shëndetësor në Kosovë për një kohë shumë të afërt do të ballafaqohet me një krizë serioze të stafit mjekësor, deklarojnë nga Oda e Mjekëve (OMK) dhe Oda e Infermierëve në Kosovë (OIK).
Sipas tyre, deri më tash nuk janë marrë seriozisht kërkesat dhe kushtet në të cilat punojnë stafi mjekësor.
Kryetari i Odës së Mjekëve në Kosovë, Pleurat Sejdiu, për KosovaPress ka thënë se çështja e largimit të mjekëve tashmë në pesë vjetët e fundit është në rritje dhe se 8% e masës së mjekëve që ka Kosova, janë në largim e sipër.
“Çështja e largimit të mjekëve të rinj në këtë rast, pasi që shumica si vitin e kaluar, si vitin paraprak, 2022, 2023, po edhe 2021 karakterizohet me mjekë, të cilët largohen, një pjesë e madhe mbi 80 % janë të papunë dhe pjesa tjetër janë specializantë në vitet e ndryshme… Në vitin 2023 janë mjekët, të cilët kanë marrë dokumentet e tyre për largim, një pjesë e tyre veçse janë larguar. Ata që janë në fillim, pjesa tjetër mund të shkojë në fillim të 2024-së, për shkak të kontratave dhe vizave të punës, dhe ky numër është mbi 170 prej tyre. Vitin e kaluar ka qenë 210 mjekë. Nëse llogaritim se gjatë këtij viti 170 mjekë janë larguar dhe këtë vit kemi pasur diku 88 mjekë, të cilët janë pensionuar, ky numër shkon në rreth 260, disa dhjetëra e kanë lëshuar dhe kanë shkuar në privat, diku 13 kanë vdekur dhe kemi një numër mbi 300 persona, të cilët janë larguar nga sistemi shëndetësor, dhe ky është numër i madh. Kur themi 300 mjekë, flasim për diku rreth 8% të masës që kemi, andaj është për t’u brengosur”, tha Sejdiu.
Po ashtu, Sejdiu tha se arsyeja e migrimit të mjekëve nuk qëndron te pagat, sipas tij në vend të parë është papunësia dhe kushtet e punës. Sipas tij, nëpër klinikat në Kosovë nevoja më e madhe qëndron tek anesteziologët dhe se për shkak të mungesë së mjekëve shumë sektorë është dashur të mbyllen.
“Derisa përpara kanë qenë kushtet e punës, pagat, tash pagat nuk janë më në vendin e parë apo të dytë, janë në vendin e tretë, por në vendin e parë është papunësia. Siç e thashë, ne kemi mbi 500 mjekë të papunë, që nuk është pranueshme. E dyta janë që kushtet e punës, dhe kushtet e studimit kualitativ specialistik, nuk janë të kënaqur gjeneratat e reja me atë se çka ofrohet, është gjeneratë shumë më agresive, se gjeneratat tona për të fituar njohuri. 07:49 Në Prishtinë dhe spitalet rajonale mungesa më e madhe është tek anesteziologët dhe në spitalet ka mjaftë lëmenj siç është oftalmologjia, orl, siç janë degët e internistikës, të cilat janë bosh atje, Gjakovë, sa kam informata dhe në Pejë janë mbyllur disa sektorë. 09:29 Mbas pesë vjet lirisht mund të presim që kriza vetëm se të kapë edhe nivelin spitalor, e mos të flasin edhe për atë primar që edhe sot është në krizë”, tha Sejdiu.
Kryetarja e Odës së Infermierëve në Kosovë, Nexhmije Gora, thotë se infermieria në vend ka shumë pakënaqësi, duke filluar nga pagat e ulëta e deri te mos pagesa e vikendeve. Sipas saj, infermieria po studiohet vetëm për migrim jashtë vendit e jo për punësim.
“Tashmë veçse është e ditur që infermieria në Kosovë ka shumë pakënaqësi, sidomos me ligjin e pagave, janë shfaqur pakënaqësitë dukshëm më të mëdha. Ligji i pagave, ata i ka degraduar në pjesën e pagës, mandej është një ngarkesë e madhe në punë, kujdestaritë e tyre, vikendet e tyre nuk kanë numërohen, duke marrë për bazë që me punëtorët tjerë shëndetësorë diferenca është mjaft e madhe. Kur punëtorët e tjerë paguhen vikendeve, kurse infermierët nuk ka dallime. 02:51 Vitet e fundit, sidomos vitin e kaluar, edhe këtë vit është numri në rritje çdo ditë e më shumë. Përveç infermiereve të punësuar që ata po e lëshojnë vendin, kemi edhe shumë studentë që po përgatiten për vendin e punës, jashtë vendit. Mirëpo, dua të potencoj sepse kemi shumë të rinj që po ndërrojnë profesionin dhe po kalojnë në studime në infermieri me qëllimin e vetëm për të mbërri destinacionin që duan. 03:36 Ky është shqetësimi ynë si institucion dhe unë e kam ngritur zërin, sepse nëse vazhdon fluksi çdo ditë e më tepër në një të ardhme shumë të shpejt vendi ynë do të ketë mungesë të këtij sektori shëndetësor. Andaj pres të bëhet ndonjë ndryshim të ketë motiv për punëtorët shëndetësor”, tha Gori.
Ndërkaq, deputeti i PDK-së, njëherësh anëtar i Komisionit parlamentar për Shëndetësi, Bekim Haxhiu, 2023-ën e cilësoi si vit të dështimit në sektorin e shëndetësisë. Ai thotë se qeveria aktuale nuk ka ditur të menaxhojë kërkesat e shëndetësisë dhe se kjo situatë nuk mund të përmirësohet.
Sipas tij, liberalizimi i vizave do t’u japë mundësi mjekëve dhe infermierëve të gjejnë punë në spitalet evropiane.
“Në përgjithësi 2023, është vit i dështimit total në sektorin e shëndetësisë, në aspektin e menaxhimit nga Qeveria e Kosovës. Ka vazhduar ikja e profesionistëve shëndetësor, vonesa në ligjin e pagave ka bërë që një pjesë e madhe e stafit shëndetësor të ikin jashtë vendit, dhe se ligji i pagave trajton vetë sektorin, profesionistët shëndetësorë, por jo edhe të tjerët, çka ka rezultuar që kërkesat e infermiereve, teknikëve të radiologjisë, fizioterapeutëve, mamive e tjerëve të vazhdojë ikja e tyre. Qeveria nuk ka qasje, multidisiplinare në menaxhimin e shëndetësisë, të cilën nuk e shohin si tërësi të funksionimit. 01:46 Dëmet, të cilat janë shkaktuar është vështirë të riparohen, sepse një numër i madh i mjekëve mesatarisht vetëm mjek kanë ikur brenda kësaj kohe, brenda dy viteve të fundit mbi 400 mjekë, nëse e llogaritim edhe profesionistë dhe infermierë, afër 1000 dhe profesionistë tjerë shëndetësorë, numri i atyre që Kosova i ka humbur brenda dy viteve i kalon 2 mijë. 02:34 Tani jemi vonë, sepse me liberalizimin e vizave duket që do të ketë ikje më të madhe, sepse njerëzit kanë mundësi vetë ata të shkojnë në perëndim dhe të bëjnë marrëveshje me spitalet atje dhe do të jemi para një sfide të madhe”, tha Haxhiu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje