Mbi 2,000 pjesëmarrës dhe 111 ekspozues ndanë njohuri, përvojë dhe inovacion në Adria Security Summit 2025

Edicioni jubilar i 10-të i Adria Security Summit, ngjarja më e madhe e industrisë së sigurisë në Evropën Juglindore, u zhvillua me sukses më 8 dhe 9 tetor në Shkup.
Gjatë dy ditëve, Samiti mblodhi mbi 2,000 pjesëmarrës dhe 111 ekspozues nga mbarë bota, të cilët prezantuan zgjidhje inovative në fushat e videonëzhgimit, kontrollit të hyrjes, detektimit të ndërhyrjeve, mbrojtjes nga zjarri, sigurisë fizike, kibernetike, IT-së, ICT-së, automatizimit dhe teknologjive inteligjente.
Qëllimi i këtij edicioni ishte forcimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive brenda komunitetit të sigurisë dhe teknologjisë në rajonin e Evropës Juglindore.
“Jemi krenarë që edicioni i dhjetë i Samitit e ka rikonfirmuar misionin tonë për ta lidhur gjithë rajonin përmes dijes, inovacionit dhe partneritetit. Shkupi u bë qendra e industrisë së sigurisë në Evropë gjatë këtyre ditëve, gjë që na jep motivim shtesë për ta zgjeruar këtë koncept dhe për ta përmirësuar më tej platformën që kontribuon në zhvillimin e sektorit,” – tha Mahir Hodžić, Kryetar i Komitetit Organizativ të Adria Security Summit.
Këtë vit, Samiti solli një program të pasur konferencash me panele, ligjërata dhe prezantime nga ekspertë të njohur të sektorit global të sigurisë dhe teknologjisë, si dhe një zonë të gjerë ekspozimi, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të prezantonin zgjidhjet e tyre, të krijonin partneritete të reja dhe të zhvillonin mundësi biznesi.
Një nga risi më të rëndësishme të këtij edicioni ishte prezantimi i platformës Adria Smart City, e organizuar për herë të parë paralelisht me Samitin, e dedikuar teknologjive për menaxhimin e qyteteve të së ardhmes.
Gjatë ceremonisë përmbyllëse, u ndanë çmime për arritje të jashtëzakonshme në industrinë e sigurisë, në nëntë kategori, duke theksuar edhe një herë rëndësinë e inovacionit dhe kontributin e kompanive që po formësojnë të ardhmen e sektorit në rajon dhe më gjerë.
Adria Security Summit organizohet nga a&s Adria, revistë profesionale për zgjidhje të integruara sigurie, pjesë e a&s Group - rrjetit më të madh botëror të mediave të sigurisë, që operon nën portofolin e Messe Frankfurt, organizatori më i madh evropian i panaireve dhe ngjarjeve industriale.
Edicioni i ardhshëm i Adria Security Summit do të mbahet më 7-8 tetor 2026 në Zagreb, ku industria e sigurisë e Evropës Juglindore do të ribashkohet për të shkëmbyer ide dhe për të ndërtuar të ardhmen e sektorit.
Më shumë informacion rreth ngjarjes gjendet në: www.adriasecuritysummit.com.


















































