Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, ka mbetur e mbyllur që nga dita kur në krye të Qeverisë ka ardhur Avdullah Hoti.
E mbyllja e kësaj zyre, ka bërë që familjarë të Dëshmorëve, invalidë e veteranë të Luftës nuk po kanë mundësi që të pajisen me dokumentacionet që i lëshon kjo zyre, duke e pamundësuar familjarëve të tyre që ta marrin pensionin që e gëzojnë nga shteti.Kërkesën për hapjen e saj, e ka bërë deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, i cili në kohën kur me vendin qeveriste Ramush Haradinaj, ka qenë drejtor i kësaj zyre.
Për Ekonomia Online, Syla ka thënë se më shumë se 200 persona po kërkojnë që të pajisen me dokumentacionin që i lëshon kjo zyre, për të cilët thotë se kanë mbetur pa pensione.“Unë sot kam ardhë këtu pranë kësaj zyre me shpreh një shqetësim përshkak se kjo zyre është jofunksionale dhe po iu mohon të drejtën e mbi 200 pjesëtarëve të kategorive të dala nga lufta që të pajisen me dokumentacion që ju takon siç e parasheh ligji që të gëzojnë benificionet. Kjo zyre është mbyllur që nga koha me vendin qeverisë Avdullah Hoti”, tha ai, teksa tha se ka marrë iniciativa edhe më herët që të hapet kjo zyre.
Syla ka thënë se ka dërguar disa herë shkresa që të hapet kjo zyre, por që thotë se porosia e tij ka shkuar në vesh të shurdhër.
“Unë iu kam thënë që ta hapin këtë zyre sepse nevojat janë emergjente, njerëzit kanë nevojë që të pajisen me dokumentacion, megjithatë porosia ime ka shkuar në vesh të shurdhër, nuk kam marrë ndonjë përgjigje”, u shpreh ai.
Moshapjen e kësaj zyre, deputeti i AAK-së, e quan neglizhencë të vet kryeministrit Avdullah Hoti.
“Kjo është neglizhencë e kryeministrit Hoti, përshkak se posti që e drejton këtë zyre është këshilltar politik dhe quhet drejtor i Zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta, andaj kjo është vetëm në dorën e kryeministrit, nuk është problem qeveritar por është problem që me gjasë kryeministri e ka neglizhuar këtë çështje, e që nuk duhet të neglizhohet sepse numri i atyre që kërkojnë dokumentacion vetëm sa po rritet. Kemi të bëjmë me një kategori të njerëzve që veterani ka vdekur dhe familja obligohet që të vijë dhe ta nxjerrë një vërtetim trashëgimtari që ta gëzojë pensionin e prindit që i ka vdek”, tha ai.
Ndonëse për tri vite e gjysmë ka qenë drejtor në këtë zyre, Syla thotë se shumë qytetarë po e thërrasin pikërisht atë, për të pyetur përse është e mbyllur kjo zyre. Thotë se do të tentojë edhe të dal në rrugë për të protestuar në mënyrë që këta njerëz të pajisen me dokumentacionin e kërkuar.
“Ata po më shkruajnë mua sepse kam qenë vet drejtor në këtë zyre në kohën e qeverisë Haradinaj, unë po provoj me komuniku me zyrën e kryeministrit por me gjasë nuk ka vullnet nga zyra e kryeministrit me ndodh një gjë e tillë. Nëse kryeministri Hoti nuk gjen kohë që të merret me këtë çështje, unë do të provoj edhe në forma tjera, nëse është nevoja edhe me protestua para kësaj zyre”, tha ai.
Ekonomia Online ka tentuar të marrë një qëndrim nga zyra e kryeministrit por kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe