LAJMI I FUNDIT:

Mbi 14 mijë të prekur në një javë, gripi më agresiv se COVID-19 në Shqipëri

Mbi 14 mijë të prekur në një javë, gripi më agresiv se COVID-19 në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Mbi 14 mijë persona janë prekur nga gripi dhe infeksionet e tjera respiratore vetëm javën e fundit në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik raporton për një rritje të sëmundshmërisë në popullatë nga bashkëqarkullimi i virozave, gripit dhe nënvarianteve të COVID-19 njëkohësisht.

Drejtoresha e këtij institucioni Eugena Tomini thotë se piku i infektimeve nga gripi dhe nëntipet e tij ende nuk është arritur.

“Gripi është me disa nënvrianteve, “AH1”, i ashtuquajturi pandemik, “AH3” dhe nëntipi B”, thotë Tomini për A2 CNN. “Kjo e rëndon situatën e infeksioneve respiratore. Por nuk mund të bëhet dallimi nga vetë pacientët nëse janë me grip apo me Covid”.


Ashtu si në Evropë edhe në Shqipëri, gripi po dominon këtë periudhë edhe ndaj nënvarianteve të coronavirusit. 5% e mostrave të kryera rezultojnë pozitiv me coronavirus, ndërsa mbi 40% janë me grip. Epidemiologia Tomimi thotë këtë periudhë gripi ka prekur të gjitha moshat dhe qarkullon në të gjithë vendin.

Sipas ekspertëve, edhe gripi, ashtu si COVID-19, mund të shkaktojë forma të rënda dhe humbje jete, ndaj bëjnë thirrje për kujdes.

“Ndërgjegjësimi është për të mos neglizhuar asnjë shenjë klinike”, thotë Tomini.

Ende nuk ka sinjale për praninë e nënvariantit “Kraken” të “Omicron” apo mutacioneve të tjera që kanë rënduar situatën në Kinë. Megjithatë, mjekë shqiptarë që punojnë në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës flasin për nevojën e aplikimit të masave shtesë ndaj qytetarëve që vijnë nga Kina, si dhe për vaksinën e adaptuar anti-Covid.

“Duhen testuar udhëtarët që vijnë nga Kina, për të ditur situatën reale”, thotë Kita Sallabanda, mjek neurokirurg shqiptar në Spanjë. “Siç e bëri Italia, që testoi një avion që erdhi nga Kina dhe dolën 50% me Covid”.

“Vaksinat bivalente janë të predispozuara të mbrojnë edhe ndaj “B2”-shit, që është në fakt edhe prindi i “Kraken”-it. Pra, nëse e marrin këtë vaksinë mund të mbrohen”, thotë Rubina Muzina, mjeke në Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe, nga shumë vende në Evropë që kanë kthyer testimet për COVID-19 ndaj udhëtarëve që vijnë nga Kina, komiteti i Ekspertëve në Shqipëri nuk ka vendosur kufizime. Ndërkohë që lëvizjet me Kinën pritet të rriten për shkak të Vitit të ri kinez, në fillim të shkurtit.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori